“Cikalleshi është një luftëtar”, Daci ngre lart sulmuesin shqiptar pas Gallatasarait: Dy golat i shënova falë tij

Koniaspori ka marrë një fitore me mjaft vlera sot kundër Gallatasarait. Ndeshja përfundoi me shifrat 4-3 dhe si protagonist pa një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Eridon Dacin, i cili tundi dy herë rrjetën ditën e sotme, për të dhënë një kontribut të madh në daljen me 3 pikë nga kjo sfidë.

Lojtari 22-vjeçar ka dhënë një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit, ku gjithashtu ngre lart edhe emrin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi. Sipas Dacit kavajasi është një luftëtar në fushë dhe sot ka një meritë të madhe në dy golat e shënuar prej tij.

“Jam shumë i lumtur. Morëm 3 pikë kundër një rivali si Gallatasarai. Dua të falenderoj trajnerët e mi, ata më besojnë edhe kur luaj keq. Nuk doja ta zhgënjeja atë besim. Cikalleshi është një lojtar luftëtar. Na ndihmoi shumë. Mund të them se i shënova dy golat falë tij”, ka thënë Eridon Daci./Halit Delibashi- Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *