Pas transferimit të Lukakut, Chelsea duket se do të bëjë një blerje të çmendur në afatin përfundimtar të merkatos. Blutë e Londrës kanë arritur marrëveshje totale me mesfushorin spanjoll të Atletico Madrid, Saul Niguez. Sipas “Sky Sports”, Saul do të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.
26-vjeçari po kërkon me ngulm kalimin në Premier League edhe pse doli kampion me Atletico Madrid sezonin e shkuar. Spanjolli regjistroi 300 ndeshje në urdhërat e Simeones, duke kaluar një formë fantastike. Tashmë Saul Niguez është gati për aventurën e re në Londër./Elio Hajdari-Sport Ekspres/