Zyrtare/ Mbrojtësi shqiptar “djeg” etapat në Greqi, lë U19-ën dhe firmos për ekipin e parë të PAOK-ut

Akademitë e skuadrave të njohura greke vazhdojnë të nxjerrin talente shqiptare. Pas suksesit të Mihajt dhe Mitajt, një tjetër mbrojtës shqiptar “djeg” etapat në kampionatin helen. Bëhet fjalë për Anxhelo Zilon. Futbollisti i datëlindjes 2004 me origjinë nga Vlora ka kaluar me sukses grupmoshat e PAOK-ut, ndërsa së fundmi ka siguruar edhe kontratën me ekipin e parë të klubit të madh grek.

Me pozicion mbrojtës dhe 1.87 metra i gjatë, Zilo ka dhënë kontributin e tij me U17 dhe U19 të PAOK-ut, me të cilët mbante edhe shiritin e kapitenit si dhe ia ka dalë të shpallet kampion. Lojtari me origjinë shqiptare shihet si një element mjaft premtues për të ardhmen, prandaj ekpi nga Selaniku nuk ka nguruar t’i ofrojë një kontratë 3-vjeçare dhe dje e ka thërritur të stërvitet me skuadrën e parë. Zilo aktualisht luan me 17-vjeçarët e Greqisë dhe mbetet për tu parë nëse në të ardhmen mund të kemi një ndryshim të Kombëtares, për t’ju bashkuar asaj kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online