Chelsea rrëmben talentet gjermane, Sane “harron“ dhe  i nxjerr në dritë blerjen e radhës

Chelsea ka rrëmbyer talentin e radhës gjerman. Pas zyrtarizimit të Timo Verner, “blutë e Londrës” nuk janë ndalur me aq dhe tashmë duket se kanë arritur akordin me xhevahirin tjetër të Bundesligës, Kai Havertz. Lampard janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë, por gjithçka e zbulon Leroi Sane.

Në konferencën e parë për shtyp te Bajerni i Mynihut, Sane “harron“ për një moment dhe i nxjerr në dritë blerjen e radhës Chelsea-t. “Është diçka e mirë për Chelsea-n që kanë firmosur me dy top talente gjermane këtë verë“, ishin fjalët e blerjes më të re të bavarezëve.

Ndërkohë në media tashmë bëhet e ditur se Havertz dhe ekipi i udhëhequr nga Lampard kanë rënë dakort për një kontratë 5-vjeçare, ndërsa shifra që do të përfitojë në sezon kap vlerën e 7.3 milionë paundëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *