Chelsea i ka vendosur çmimin në treg, Armando Broja nuk do të largohet nga ekipi

Chelsea ka dhënë dritën e gjelbër për të larguar Armando Brojën. Por blutë kanë vendosur si kusht çmimin e majmë për kartonin e sulmuesin shqiptar. Skuadra londineze kërkon 50-60 milionë paundë për të hequr dorë nga 22-vjeçari. Interesi për të nuk mungon, por Broja duket se ka bërë të tjera plane.

Ryan Taylor, gazetar i “The Mirror”-it bën me dije se Armando Broja dëshiron të qendrojë në “Stamford Bridge”. Sulmuesi shqiptar ka besim te aftësitë e tij dhe dëshiron të provojë veten në Londër, me skuadrën me të cilën ka qenë tifoz që fëmijë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *