Chelsea e fitoi dhe “Champions League” nis në Shqipëri, vjen edhe lojtari i shënuar në “librin Gines”

Vetëm tre javë më parë ishte Chelsea që arriti të fitonte “Champions League” duke mundur në finale Manchester City-n. Tashmë kompeticioni më i rëndësishëm në Europë do të nis në Shqipëri sa i përket sezonit të ardhshëm. Bëhet fjalë për ndeshjet që do të zhvillohen mes katër skuadrave kampione të Andorrës, Ishujve Faraoe, Kosovës dhe San Marinos. Atje do të dali edhe fituesi që i jepet mundësia për të mbërritur në turin e parë kualifikues të “Champions League”.

Mundësia më e mira është për Prishtinën që luan praktikisht në shtëpi, ndërsa në Shqipëri do të vijë edhe një lojtar i shënuar në “librin Gines”. Mbrojtësi i Inter Escaldes, Ilde Lima, është 41-vjeç dhe vazhdon futbollin e luajtur, ndërsa do të gjendet në fushë për të ndihmuar ekipin e tij kundër Torshavn që u shpall kampione në Ishujt Faraoe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *