Po e kritikojnë të gjithë në Angli, Murinjo mendon ndryshe për Harry Kane: Sa shanse dhe krosime i keni dhënë? Zero!

Harry Kane është kritikuar së tepërmi në këtë Europian teksa nuk po e bën ende diferencën me Anglinë. Në dy ndeshjet e para të grupeve nuk ka arritur që të godas portën kundërshtare, me statistika të çuditshme për një sulmues kalibri si Kane.

Por çfarë po ndodh me këtë futbollist? Trajneri Murinjo që ka punuar me të, e sheh problemin ndryshe nga të tjerët. “Nuk është faji i Kane, por i shokëve të skuadrës”. Për këtë arsye Murinjo ka ngritur disa pyetje që i japin shpjegimin problemit:

“Për Kane doja të pyesja: “Sa shanse ka humbur? Zero. “Sa krosime kanë shkuar te ai? Zero. “Sa pasime vertikale kanë mbërritur te këmbët e tij midis linjave? Zero”, u shpreh Murinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online