Ka qenë një mbrëmje me emocione ajo e sotmja në Champions League, teksa janë përcaktuar edhe çiftet e turit të tretë kualifikues. Eliminimi i Bazelit ka qenë i bujshëm, një dështim total për zvicerianët, teksa bie në sy fakti se, edhe këtë herë, BATE Borisov ia ka hedhur, duke fituar jashtë fushë, në Finlandë, ndaj Helsinkit.
Bjellorusët avancojnë më tej, teksa edhe Astana, ish-skuadra kazake e Azdren Llullakut ka eliminuar Midytlandin, ashtu si Malmo, me vështirësi, Kluzhin rumun. Ndërkohë, kalon edhe Crvena Zvezda, duke fituar edhe jashtë fushe ndaj Suduvas.
Por, ajo që bie në sy është sidomos fitorja e Videotonit, skuadra kampione e Hungarisë, që tashmë është realitet, pasi investimet e çmendura po sjellin sukseset e para. Hungarezët kanë eliminuar atë që ishte përpara disa vitesh surpriza e madhe e Champions, Ludugorets, i cili u ndesh me Milanin vjet në playoff të Europa League, duke u eliminuar.
Fiton Ajaksi, por nuk diskutohej, në Austri, ndaj Shturmit. Lajmi është ringjallja e veteranit Klas Jan Huntelar, që nuk shënonte prej një pafundësie. Dopietë e ish-sulmuesit të Shalkes dhe Milanit.
Make that for The Hunter!#UCL #stuaja pic.twitter.com/HbJMyny5VJ
— AFC Ajax (@AFCAjax) 1 agosto 2018
Darka u mbyll me barazimin në Norvegji mes Rozenborgut të “lord” Bendtnerit, ndaj Selltikut, që avancon në turin e tretë, pas suksesit të arritur në Skoci një javë më parë.