Champions-i vjen me emocione të forta/ Juventusi në kërkim të mrekullisë, natë vendimtare për Çelsin dhe Milanin

Mbrëmjen e sotme do të luhet përsëri himni i Ligës së Kampionëve. Kompeticioni më i lakmuar në Europë pritet të sjellë emocione të forta për sportdashësit. Në lojë kanë mbetur edhe dy ndeshje në grupe, të cilat do të vendosin fatet e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse.

Juventusi e sheh veten më keq se çdo herë tjetër të dekadës së fundit. Bardhezinjtë gjenden në vendin e tretë dhe sot do të provojnë deri në fund mrekullinë. “Zonja e vjetër” do të ndeshet me Benfikën në Portugali, ku një fitore do e dërgonte vetëm dy pikë larg tyre. Megjithatë, kualifikimi do të jetë tejet i vështirë, pasi Juventusi duhet të fitojë ndaj PSG-së dhe të shpresojë që Benfika të dështojë kundër Makabi Haifës.

Ndërkohë natë vendimtare do të jetë edhe për Çelsin dhe Milanin. Bluve të Londrës u mjafton një fitore ndaj Salcburgut dhe do të kenë në duart e tyre biletën për në fazën me eliminim direkt. Në krahun tjetër, fitorja e Çelsit do të ishte një asist mjaft i mirë për Milanin. Në rast se marrin tre pikët në Zagreb, kuqezinjtë kalojnë Salcburgun dhe kanë shanse të larta për ta mbyllur grupin në vendin e dytë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *