Zllatan Ibrahimoviç dha një intervistë për median italiane “Gazzeta Dello Sport” ku foli për çështjet aktuale të Milanit si largimi i Donnarumas, afrimi i sulmuesit të Chelsea Giroud si dhe mungesën e tij në Euro 2020. Për sa i përket çështjes së Donnarumas, Ibra u shpreh mjaft i mërzitur me largimin e tij, pasi mendonte se portieri 22 vjeçar do të fitonte statusin e legjendës njësoj si Maldini. Më poshtë keni disa fragmente nga intervista e Ibras.
Për mungesën në Europian: “A jam i dëshpëruar që do të mungoj në Europian? Më shumë i mërzitur jam që humba shumë ndeshje me Milanin. Jam një person që luan 50 ndeshje në vit. Mbase në këtë moshë duhet të jem realist me veten dhe të pranoj trupin tim”.
Për afrimin e Giroud: “Është një sulmues i zoti dhe ka fituar shumë si me skuadrat qe ka luajtur ashtu dhe me Kombëtaren. Do të jetë një vlerë e shtuar për klubin tonë”.
Për largimin e Donnarumas: “A më vjen keq për Donnarumma? Shumë! Por, tani po ju bëj një pyetje unë: çfarë vlere ka Donnarumma dhe paratë? U rrit te Milani, mund të ishte portieri i 20 viteve të ardhshme, ndoshta jo 20 sepse nuk është Ibra… Nëse ikën ose jo, nuk di ta them. Duhen dy vetë për të kërcyer tango. Mund të ishte Mister Milan, mund të ishte bërë si Maldini. Do t’i kisha këshilluar të qëndronte te Milani deri në fund” – u shpreh Ibra./Elio Hajdari-Sport Ekspres/