Bota e futbollit po tronditet gjithmonë e më tepër në këto kohë. Pas asaj që ndodhi me Eriksen, të shumta janë rastet kur lojtarët kanë shfaqur të njëjtin problem. Aguero duhej të tërhiqej për probleme me zemrën, ndërsa edhe ylli i Bayern, Alphonso Davies, vuan të njëjtën gjë dhe do të mungojë për shumë gjatë.
Nuk mbyllet këtu, Gaboni ka dalë me një deklaratë se tre lojtarë të tyre nuk mund të luajnë pasi kanë probleme me zemrën. Bëhet fjalë për Axel Meye, Mario Lamina dhe ylli i Arsenalit, Aubameyang. Të tre lojtarët e kanë kaluar COVID dhe dolën nga izolimi, por vuajtjet nuk janë mbyllur ende. /Sport Ekspres/