Çfarë po ndodh me Lionel Mesin? Si kurrë më parë, statistika që paralajmëron…fundin e epokës

  • Nga Klaudio Ndreca

Ky vit i çuditshëm 2020! Gjithçka ka ndryshuar me ndodhitë e panumërta në këtë vit të trishtë, atje ku janë shkaktuar vuajtje të mëdha me ngjarjet e përjetuara. Por kjo periudhë mund të rezultojë edhe si fundi i një epoke të shënuar për Lionel Mesin.

Ende nuk mund të flasim me siguri për një gjë të tillë, megjithatë janë statistikat ato që e dëshmojnë një fenomen që nuk ka ndodhur kurrë më parë me ylli argjentinas. Në 10 ndeshjet e fundit zyrtare që ka luajtur ky futbollist me Barcelonën dhe Argjentinën ka arritur që të shënojë vetëm 4 gola.

E të gjithë këto realizime kanë mbërritur vetëm nga pika e bardhë e penalltisë. Pra në mbi 900 minuta loje, Lionel Mesi nuk ka arritur në asnjë rast që të shënojë pa ndihmën e 11-metërshit. Një gjendje e cila u pa edhe ndaj Juventusit, ku pavarësisht driblimeve të bëra, Mesi ka falur shumë në portën kundërshtare duke treguar një “fytyrë” tjetër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online