“Barcelona mund të kishte shënuar 8 gola ndaj Juventusit”, Fabio Capello e ekzagjeron me vlerësimin

Fabio Capello ka bërë një vlerësim për ndeshjen e zhvilluar mes Juventusit dhe Barcelonës. E mbyllur në shifrat 0-2, trajneri i njohur është shprehur se katalanasit kishin mundësi që të shënonin tetë gola ndaj bardhezinjëve. Pavarësisht faktit se ekipi spanjoll ka humbur disa raste të pastra shënimi, në konstatim i tillë mbetet disi i ekzagjeruar lidhur me panoramën e ndeshjes.

“Barcelona mund të kishte shënuar tetë gola në “Juventus Stadium”. Ata kishin shpejtësi në manovrat e tyre sulmuese, të cilën ne nuk e kishim. Kur gjen përballë ekipe të tilla, vendosesh shumë në vështirësi. Chiesa ishte shpeshherë i lirë, por nuk u shërbye. Dibala nuk ishte në gjendjen e duhur fizike”, ka thënë Capello. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online