Çfarë po ndodh me Kukësin?

Larg qoftë nëse një projekt duhet ndërprerë ose vënë në diskutim që në shtator e ca më tepër pas 3 ndeshjeve zyrtare – një humbje në Superkupë, një fitore në kampionat dhe një disfatë në Kupë – megjithatë pa i konsideruar këto rreshta të nxituara apo presion, diçka duhet thënë. Mbi të gjitha për diçka që nuk shkon.

Të humbasësh në ndeshjen e parë të kupës ndaj një rivali modest, është sigurisht një nga ato gjërat që mund t’i ndodhë kujtdo, por kur sheh që Partizani shënon 6 gola, Skënderbeu 8 dhe Laçi 12, atëherë një lloj përtypje edhe e ke.

Çfarë po ndodh me kampionët, të cilët në mos kanë humbur urinë dhe sensin e agresivitetit, patjetër që nuk po gjejnë dot ritmin dhe mënyrën se si shkohet te fitoret bindëse e ca më shumë te loja që ngroh. Pothuaj asgjë – madje asnjë shenjë – në një humbje krejtësisht të merituar në Superkupë me Tiranën, një fitore me rezerva pas një penalltie – aspak e kontestueshme – kundër Kamzës, dhe një disfatë me shije jo të mirë në kupë.

Ky është një projekt i ri, me disa ndryshime kryesore në organikë dhe ndokush mund të kërkojë kohë derisa gjërat të shkojnë te vendi i vet, por kampionët duhet të japin shpjegime se megjithëse kanë dyfishuar buxhetin – në staf dhe në lojtarë – nuk janë ata të së shkuarës. Në gjithë këto vite asnjëherë nuk ka bërë një nisje më kaq premtuese të sezonit dhe përgjegjësia këtë radhë – mund të jetë fjalë e tepruar – bie mbi stafin teknik. Atij i janë vënë në dispozicion, paratë dhe komoditeti që të mbajë ritmin e së paku një edicioni më parë.

Megjithatë është ende shpejt, aq shpejt sa në këtë moment nëse ndëshkon stafin, i lë stafit gojë të thotë “nuk jam unë fajtori”. Tanimë vendimet për pankinën janë marrë dhe minimalisht në futboll duhen 6 muaj për të qartësuar nëse është bërë apo jo gjëja e duhur.

Por, sepse ka gjithnjë një por, t’i kërkosh këtij stafi të luajë një futboll më të mirë dhe të jetë sigurisht më bindës është normale si kristali. Kukësi ka diçka që nuk shkon. Partizani vjen në momentin më të keq. Ose jo… ndoshta në momentin më të mirë. Një fitore në Tiranë do t’i bëjë njerëzit të flasin ndryshe. Po loja? Ajo do kohë të përmirësohet. Nuk ka nisur si duhet është e vërtetë, por nëse gjendet ilaçi e asaj çka nuk shkon, mund të mos pendohen për revolucionin e verës.

Gjergji Stefa

One thought on “Çfarë po ndodh me Kukësin?

  1. Vetem projekt nuk ka putur Kukesi! Thjesht te fitojme nje kampionat, ne te gjitha menyrat, dhe ia dolen mbane fale atij plehres! Kurioz ta di sa e ka paguar Gjici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online