“Çfarë momenti, çfarë fitoreje”! Broja i gëzohet golit të parë me Kombëtaren dhe falenderon tifozët

Armando Broja bëri rolin e heroit mbrëmjen e djeshme, ku në “Elbasan Arena“ mori përsipër të siguronte fitoren përballë Hungarisë. Vetëm pak minuta në fushën e lojës i mjaftuan dhe sulmuesi që aktivizohet me Southampton-in arriti të gjente rrugën e rrjetës.

Ky ishte goli i tij i parë me Kombëtaren, që bëhej edhe më i veçantë për faktin se mori vlerën e 3 pikëve përballë një kundërshtari ndaj të cilit kuqezinjtë nuk e kishin provuar asnjëherë shijen e fitores dhe të golit. Broja ka përdorur rrjetin e tij social “Instagram“ për të shprehur lumturinë e tij mbi golin e parë me ekipin kombëtar.

“Çfarë momenti! Çfarë fitoreje. Goli i parë me Kombëtaren dhe 3 pikë të fituara me shumë meritë. Faleminderit shumë tifozëve për mbështetjen tuaj“, shkruan Armando Broja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armando (@armando.broja)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online