“Çfarë i ndodhi atij që hante mish të papjekur”? Në Turqi e gjejnë fajtorin e Fenerbahçes te Muriqi

Fenerbahçe po kalon një formë vërtetë të dobët në fazën e dytë të kampionatit turk. Fitoret po bëhen gjithnjë e më të rralla për nëndetësen e verdhë, që tani e sheh veten larg vendeve të kreut dhe të eleminuar nga Kupa e Turqisë. Vetëm një fitore në 6 ndeshjet e fundit për gjigantët turq dhe për këtë faji i vishet edhe Vedat Muriqit.

“Çfarë i ndodhi Vedat Muriqit që hante mish të papjekur përpara ndërprerjes?“, është titulli i artikullit të medias “tavkim“. Shtypi turk thekson formën e dobët të sulmuesit shqiptar në gjysmën e dytë të sezonit, ku në 9 ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm 2 gola, madje njërin prej tyre falë 11 metërshit.

Statistikat e fundit i japin të drejtë deri diku mediave, teksa me këtë formë vështirë se Fenerbahçe mund të shkojë larg. Madje ngërçi i golit ndoshta mund të ndikojë edhe në merkaton e verës për futbollistin dardan. Ky i fundit kërkohet nga një numër i madh klubesh të njohura europiane, por nëse nuk kthehet sërish në atë nivel të gjysmës së parë të sezonit, ndoshta ofertat nuk do të jenë të mëdha në drejtim të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online