Çfarë fitoi Partizani në humbjen me Kukësin

Kur humbet 1-3 në fushën tënde, pakkush mund të shohë diçka pozitive. Megjithatë, në këtë Partizani-Kukësi, dhe ky mund të jetë një opinion jashtë rrymës, Partizani duhet të ketë diçka për t’u ndjerë mirë. Sigurisht që nuk flitet më për një skuadër pretendente për titull dhe kjo është sqaruar aq shumë herë, sa të ngjan një bezdi. Ashtu sikundër duhet një apel. Ky ekip dhe ky klub duhet të jetë disi më i qetë. Jo gjithë faji për situatën aktuale dhe pikët në renditje i kanë gjyqtarët.

Por, qoftë ky sërish një opinion personal, ky Partizan argëton. Nuk është një skuadër e mërzitshme, nuk e  kërkon topin e gjatë dhe nuk mbrohet me shumë forca. Përzgjedhja e lojtarëve në merkaton e janarit ka qenë interesante. Asani për shembull, i ardhur që në tetor, po shndërrohet dalëngadalë në yllin e ri të kuq, Bardhi po merr më shumë minuta, ndërkohë që Mala e sidomos Sulejmani po shfaqin potencial. Ky i fundit kundër Kukësit la realisht një shije shumë të mirë, një blerje relativisht e së ardhmes. Ndonjë pikëpyetje ka nëse Abdurahimi te Shkëndija favorizohej nga që kishte super ekip e për më tepër sulmuesi Lukas, që megjithëse ishte investimi më i madh në merkato, ende nuk po jep më të mirën. Nëse Partizani vijon me të njëjtën logjikë në merkato, shuan shpejt e shpejt një çështje trajneri dhe është disi më i qetë, me siguri në fund një shenjë do ta lërë. Për më tepër që është e qartë, ata që tani po përgatisin skuadrën për sezonin pasardhës.

Gjergji Stefa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online