Çfarë do të ndodhë me Rashicën? Lala mohon udhëtimin për të, në Milano për arsye të tjera

Ditët e fundit dolën thashethemet se futbollisti me origjinë shqiptare, Milot Rashica do të transferohej tek Milani. Stefano Pioli ka patur një pëlqim mjaft të madh ndaj cilësive të lojtarit në repartin e sulmit. Gjithashtu dhe Altin Lala bëri një vizitë në Milano, çka e bëri më të sigurtë kalimin e shqiptarit tek gjigandi italian.

Megjithatë vizita e menaxherit të Rashicës, Altin Lala ka shkuar të tjera arsye dhe jo për të folur mbi të ardhmen e sulmuesit. Portali Milannews.it ka kontaktuar vetë me Lalën dhe ky i fundit u shpreh se nuk ishte arsyeja Rashica për këtë udhëtim të bërë në Itali.

24 vjeçari do të largohet nga Werder Bremen, por klubi nuk ështe i gatshëm ta largojë lojtarin për më pak se 25 milionë euro. Edhe Liepzig është i interesuar për të marrë shërbimet e lojtarit, me qëllim përforcimin e repartit të sulmit. /Elio Hajdari- Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *