“Çfarë bëre djalë, si nuk more karton, do të paguash ti paratë që humbëm”! Zbulohen mesazhet e trukimit të ndeshjeve, lojtari duhej të ndëshkohej më të kuq

Në maj u zbulua një rrjet kriminal në vende si Rumania, Greqia dhe Brazili dhe deri në 120 futbollistë morën pjesë në trukime ndeshjesh. Lojtarët që ishin pjesë e atij rrjeti paguheshin më së shumti për të kryer urdhra nga “agjentë”, pra persona të lidhur me mafiozët e basteve. Është një biznes fitimprurës, por edhe një gjë shumë e rrezikshme.

Eduardo Bauermann është një futbollist i Santos që ka marrë mesazhe kërcënuese nga një mafioz, i ashtuquajturi “truri” i operacionit brazilian të trukimit të ndeshjeve. “Çfarë ke bërë? Për çfarë po të paguaj unë? Duhet të paguash për të gjitha humbjet e mia”.

Mafiozi u tërbua sepse Bauermann nuk iu përmbajt marrëveshjes. Ndeshja përfundoi pa karton të kuq, por për këtë lojtari mori 10 mijë euro më herët. Në ndeshjen e radhës ndaj Botafogos, Bauerman duhej të merrte një karton të kuq për të qetësuar gjakrat, por sërish marrëveshja nuk u realizua. Për ofendim të një zyrtari të klubit, arbitri i ka dhënë karton të kuq futbollistit, por vetëm pas fishkëllimës së fundit. Dhe kjo nuk i solli “shefit” të tij një fitore në baste.

“Pse nuk e bëre me bërryl djal?”, e pyeti mafiozi. “Doja, të betohem”, është përgjigjur futbollisti edhe pse nuk ka gjetur mirëkuptim. “Kësaj radhe do ta korrigjoni gabimin. Do të paguani për gjithçka që ne kemi humbur”, shkruante mafiozi në Ëhats App dhe mesazhet janë publikuar së fundmi nga Veja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *