Pas Izair Eminit, që përkohësisht është liruar nga Kukësi me urdhër të FIFA-s, një tjetër çështje shkon në organin më të lartë botëror në futboll.
Luftëtari nuk ka ndërmend të heqë dorë nga beteja ligjore kundër Mlladen Milinkoviçit dhe pasi ka kryer procedurat për padi në FSHF, sot ka marrë përgjigje.
Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve nuk i ka dhënë zgjidhje, në fakt, duke hequr dorë nga gjykimi i një çështjeje të çuditshme, sepse Luftëtari tregon firmën e Milinkoviçit në marrëveshjen e rinovimit, ndërsa serbi mohon ta ketë bërë diçka të tillë.
Kështu, Federata ia kalon topin FIFA-s, që tashmë duhet të vendosë në lidhje me këtë histori.
Luftëtari pretendon dëmshpërblim, pasi është e qartë që rinovimi ka vdekur si mundësi, ndërsa Kukësi vazhdon i qetë punën, pasi në këtë histori nuk ka gisht, pasi edhe nga Federata iu lejua punësimi i Milinkoviçit, çka tregon se në FSHF nuk i kanë bërë fort mirë llogaritë.