Te Skënderbeu ka një çështje dhe lidhet me mesfushorin Bakari Nimaga, i cili është zyrtarizuar te skuadra turke e Hatajspor. Mesfushori 23-vjeçar prej gjashtë vitesh është pjesë e Skënderbeut, që pretendon se lojtari është ende nën kontratë.
Haris Fakiç, drejtori sportiv i korçarëve, ka qenë i qartë në deklaratën e tij dhënë për RTSH Sport: “Nimaga është akoma pjesë e Skënderbeut”. Ajo që thuhet është se mesfushori ka kontratë deri në janar të vitit 2019.
“Sport Ekspres” ka tentuar të kontaktojë vetë lojtarin, por ende nuk ka një qëndrim të tij. Së fundmi raportohet se drejtuesit e klubit turk janë futur në bisedime me korçarët për të arritur një marrëveshje për Nimagën.