“Çështja ka lidhje me mua dhe klubin”, mbrojtësi i jep lamtumirën Chelsea-t: Këtu u bëra burrë

Antonio Rudiger do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit dhe do të transferohet te Real Madrid me kosto 0. Pas humbjes së pësuar në finalen e Kupës së Anglisë kundër Liverpool, mbrojtësi ka treguar emocionet dhe ndjesitë gjatë kohës që ka luajtur në Angli.

“Në fund të këtij sezoni do të largohem për të provuar një aventurë të re. Sanksionet nuk ishin problemi. Kam kaluar 5 vite më ulje ngritje, ka patur shumë gjëra pozitive dhe kjo është arsyeja pse doja ta mbyllja me një trofe. Çështja ka lidhje edhe me mua edhe me klubin. Për mua Chelsea do të mbetet në zemrën time sepse këtu jam berë burrë. Fëmijët e mi kanë lindur dhe janë rritur në Londër dhe këtu ndihemi si në shtëpi”- u shpreh Rudiger pas ndeshjes./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online