Çështja Alban Hoxha, vendoset te Partizani

Alban Hoxha ka qenë në qendër të vëmendjes këtë javë. Portieri i “demave” u ndalua nga policia, për shkak se u ndalua duke i dhënë makinës nën efektin e alkoolit. Vetëm ditën e djeshme “gardiani” është liruar nga paraburgimi.

Normalisht që pas një incidenti të tillë pikëpyetjet ishin të mëdha për të, por ka qenë vetë trajneri Skënder Gega që në konferencën për shtyp ka sqaruar këtë situatë, duke qartësuar të gjithë tifozët.

Alban Hoxha nuk do të jetë në ndeshjen me Tiranën. Tekniku tropojan foli gjerë e gjatë për situatën me kapitenin.

“Është e vërtet që gjërat kanë funksionuar mirë, por në raste të veçanta ka pasur edhe raste të veçanta, që edhe na ka penguar në ecurinë tonë. Ka qenë shqetësim dëmtimi i Hoxhës, pasi ka ditë që nuk është i pranishëm në fushë, edhe pse ka punuar në palestër. Para derbit donim që të ishte 100% aq më tepër që është kapiten, por si qytetar duhet t’i marrim pak më gjerë këto. Si sportist nuk duhet të ishte në atë vend në atë kohë. Ligji është i barabartë për të gjithë”.

“Çdo lojtar e di rregulloren e klubit. Ne flasim çdo ditë dhe sjellja jonë duhet të jetë e kontrolluar, në çdo ambient. Është lojtari i Partizanit dhe i Kombëtares. Ne e presim në stërvitje, por klubi ka ligjet dhe kriteret e veta, që Hoxha të ballafaqohet me atë që ka bërë. Policia e ka marrë përgjigjen e tij. Ne kemi kriteret e tona, rregulloren tona, për sjelljet e pahijshme, për konsumimin e alkoolit. U ndodh edhe lojtarëve të mëdhenj, por nuk duhet ta sjellim si kulturë. Ka ndodhur dhe te Reali”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *