Cesena i prish transferimin e madh Stiven Shpendin, ekipi italian i pengon kalimin në Serinë A për shkak të parave

Stiven Shpendi ishte shumë pranë transferimit te Empoli. Mes palëve kishte një dakortësi të parë, teksa të gjithë prisnin zyrtarizimin e këtij kalimi. Por në orët e fundit ka disa ndryshime rrënjësore.

Cesena nuk është aspak e kënaqur me ofertën e dhënë nga ana e Cesena. Nga krahu tjetër, Pisa ka ofruar 2.5 milionë euro për transferimin e Shpendit, për ta lënë Empolin në hije. Kështu Cesena është duke menduar edhe ofertën e Pisës, megjithëse vullneti i talentit të Shqipërisë është për të qenë në elitën e futbollit italian. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *