“CEO ka nisur bisedimet me Chelsea-n”, trajneri i Southampton-it tregon dëshirën e familjes së Brojës: Na kanë konfirmuar që…

Armando Broja ka bërë për vete jo vetëm tifozët e Southampton-it, por edhe trajnerin dhe drejtuesit e klubit. “Shenjtorët“ po punojnë për të mbajtur sulmuesin shqiptar edhe pas përfundimit të huazimit në fund të sezonit. Një fakt të tillë e ka pranuar vetë trajneri Hasenhuttl. “The Athletic“ përcjell fjalët e austriakut, i cili qartëson se vetë CEO i Southampton-it ka nisur bisedimet me Chelsea-n, por nga ana tjetër zbulon gjithashtu se familja e Armandos ka dhënë pëlqimin e saj që ai të qendrojë me bardhekuqtë.

“Martin Semmens është në kontakt të ngushtë me Marina Granovskaia dhe ata patjetër do të gjejnë fjalët e duhura dhe bisedat e duhura. Të gjithë kanë interesat e tyre, kjo është normale në këtë biznes, por ne duhet të gjejmë një vendim që është më i miri për të gjithë. Ai është ende një djalë shumë i ri që ende po mëson dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e mbingarkojmë me pritshmëri apo gjëra të tjera.

Unë e di që familja e tij është shumë, shumë e interesuar që ai të jetë me ne dhe ata e kanë konfirmuar absolutisht se ai duhet të qëndrojë më gjatë me ne. Pastaj ka të bëjë edhe me Chelsea-n dhe atë që ata duan. Ka shumë biseda për të bërë. Por Martin është në këtë dhe Broja duhet të përqendrohet në ndeshje”, është shprehur Ralph Hasenhuttl./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online