Mesfushori anglez Aleks Okslejd Çembërlejn pësoi një dëmtim tepër të rëndë në gjysmëfinalen e Champions League ndaj Romës në stadiumin “anfield”. Gjuri i 25-vjeçarit pësoi dëmtime nga më të ndryshmet dhe për t’u rikuperuar plotësisht do të duhen dhe të paktën tre muaj të tjerë.
Çembërlejn është treguar i duruar dhe ditën e sotme pas tetë muajsh pritje ai ka vrapuar sërish. Lojtari i skuadrës së Klop e ndau këtë lajm me fans me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.
https://www.instagram.com/p/Brx5wgIn8gG/?utm_source=ig_web_copy_link
Pak javë para se të pësonte dëmtimin, Çembërlejn ishte kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpulit. Koha do ta tregojë nëse lojtari i blerë nga Arsenali, do t’ia dalë të fitojë sërish një vend në formacionin titullar.