Çelsi përgjigjet për N’Golo Kanten, i ofron rinovim me një pagë marramëndese

Mesfushori i Çelsit, N’Golo Kante, u shpall kampion bote me Francën pas fitores me Kroacinë me rezultatin 4-2. Mesfushori ishte titullar për ekipin e “gjelave” dhe zhvilloi një kampionat mjaft të mirë. Paraqitjet e tij në Premeier League, por dhe në Kupën e Botës zgjuan interesin e shumë klubeve.

PSG-ja dhe Barcelona ishin gati për t’u hedhur në sulm. Francezët dhe spanjollët synonin të arrinin te futbollisti i ekipit londinez. Trajneri Maurisio Sarri nuk mund të humbasë një nga futbollsitët e tij më të mirë dhe ka vendosur veton për të.

Presidenti Roman Abramoviç ka menduar t’i ofrojë futbollit një rinovim kontrate me rritje page. Francezi do të përfitojë 200.000 mijë paund në javë. Në këtë formë, ekipi anglez kërkon të mbajë larg interesimin e PSG-së dhe Barcelonës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *