Shtypi britanik zbulon se Abramoviç kërkon të kursejë në vitin e fundit të trajnerit italian, duke marrë masa ndaj tij, para se të marrë Sarrin dhe Xolën
Çelsi nuk e ka shkarkuar ende Antonio Konten dhe kërkon të kapet pas disa çështjeve ligjore, në mënyrë që të kursejë në vitin e fundit të kontratës së italianit. Sipas asaj që shkuan “Daily Star”, përfaqësuesi ligjorë të Roman Abramoviçit janë në punë dhe duket se ata e kanë gjetur “kleçkën”. Trajneri italian ka zhvlerësuar ndjeshëm kartonin e sulmuesit spanjoll Diego Kosta, ndaj dhe do të ketë masa për të. Gjithçka i referohet verës së shkuar, kur Konte i dërgoi një mesazh Diego Kostës, me anë të të cilit e njoftonte se nuk ishte më në planet e Çelsit. Një iniciativë personale e Kontes, që është bërë menjëherë publike nga ana e lojtarit spanjoll, i cili më pas u rikthyer tek Atletiko e Madridit.
SARRI — Drejtuesit e klubit londinez po vlerësojnë situatën, nëse mund të kursejnë një pjesë të dëmshpërblimit që do t’i jepej Kontes në rast shkarkimi, pse jo dhe për ta zeruar atë. Nëse zgjidhet kjo situatë, javën e ardhshme Çelsi do të njoftojë zyrtarisht pasuesin e Kontes në stolin blu dhe që me shumë mundësi do të jetë Mauricio Sarri, kurse ndihmës i tij Xhanfranko Xola.