Eden Hazard ishte një nga lojtarët që spikati shumë në Kupën e Botës, pasi ai së bashku me Blejgikën e tij u pozicionuan të tretët. Një sukses gjigand për një përfaqësuese si Belgjika që në rrugëtimin e saj eliminoi dhe Brazilin, që konsiderohej si pretendentja numër 1, por më pas u ndal nga Franca në gjysmëfinale.
Vetë Hazard ka lëshuar sinjale largimi nga blutë e Londrës, teksa ka deklaruar pas ndeshjes me Anglinë se mund të jetë momenti i duhur për t’u larguar. Në horizont është Real Madrid që e konsideron si një nga alternativat që mund të mbushë boshllëkun e krijuar nga largimi i Kristiono Ronaldos, i cili u transferua tek Juventus.
Edhe portieri Kurtua gjithashtu shprehu vlerësim maksimal për shokun tij të përfaqësuese, duke shtuar akoma dhe më shumë dyshimet për një largim të mundshëm, teksa u shpreh se ky Botëror ishte një tregues i qartë për aftësitë e 27-vjeçarit.
Londinezët janë gati që të refuzojnë ccdo ofertw nga “galaktikët”, pasi mësohet se mund t’i ofrojnë një kontratë të re sulmuesit, me detaje financiare më të mira. Hazard ka kontratë deri në vitin 2020 dhe përfiton një shifër prej 200.000 paundësh në javë, ndërsa me kontratën e re ai do të përfitojë 300.000 paundë, çka do të ishte një shifër rekord. Mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë, pasi do të jetë belgu i cili duhet të vendosë për të qëndruar në Londër, apo të kërkojë një aventurë të re në Spanjë.