Nga fitorja e thellë në ndeshjen e parë kundër Atalantës e cila nuk mund të funksiononte në asnjë drejtim të vetëm, tek një mrekulli e ndërtuar nga ekipi i Bergamos. Në përballjen kundër Liverpulit në transfertë kërkohej fitorja për të mbajtur të ndezur ëndrrën e “Champions League”. E që të fitosh në shtëpinë e Liverpulit është një mision thuajse i pamundur. Megjithatë Atalanta arriti që t’ia dilte në shifrat 0-2 duke marrë tre pikë mjaft të vyera dhe duke bërë surprizën më të bukur të mbrëmjes.
Berat Gjimshiti e nisi si titullar këtë takim, duke luajtur për 90 minuta përkrah Romeros dhe Toloit. Mbrojtësi kuqezi është duke kaluar momente fantastike në karrierë teksa ishte mur i pathyeshëm edhe për Liverpulin. Salah nuk mund të bënte asgjë nga detyrat e tij, së bashku me Origin dhe Manen. Për t’u mos besuar, por për herë të parë në historinë e Klop te Liverpuli, ekipi i tij nuk e ka goditur asnjëherë të vetme portën kundërshtare. Pra skuadra angleze kishte zero gjuajtje në drejtim të portës së Atalantës dhe çelësat gjenden te Berat Gjimshiti. /Sport Ekspres/