Skënder Gega do ta fitojë edhe këtë betejë, gjendja shëndetësore e trajnerit të Kukësit

0

Në mëngjesin e sotëm jemi zgjuar me një lajm të trishtë teksa klubi i Kukësi raportonte në faqen zyrtare: “Gjendja shëndetsore e Skënder Gegës është rënduar në ditët e fundit dhe është nisur drejt Stambollit”. Kaq mjafton për të shtuar ankthin e panikun, për trajnerin më të dashur në Shqipëri dhe që asnjëherë nuk ka krijuar armiq.

E këtë rreth të madh miqësor Gega e ka ndierë më shumë se kurrë në këto kohë të vështira për të gjatë infektimit nga pandemia, duke i ardhur në mbështetje. Mesazhe të shumta kanë ardhur për t’i dhënë kurajo trajnerit të njohur dhe fitorja më e madhe e jetës është afër. Nga ato pak informacione që mund të sigurojmë deri në këto momente, gjendja shëndetësore e Gegës është drejt përmirësimit dhe fatmirësisht nuk flitet për një agravim të mëtejshëm./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.