“Çdo vit e njëjta histori në Qipro”! Trajneri i AEL: Mendoni se jemi favoritët e mëdhenj kundër Vllaznisë? Gabim!

Trajneri i AEL Limasol, Kerkez, ka folur në konferencën për shtyp para përballjes me Vllazninë. Tekniku i ekipit qipriot ua ka bërë të qartë tifozëve dhe opinionit sportiv se nuk janë favoritët e mëdhenj kundër skuadrës shqiptare. Gjithashtu shumë pakënaqësi kishte Kerkez për mënyrën sesi komentohet rezultatet negative që janë marrë në miqësore.

“Kemi punuar prej 1 viti të jemi në Europë. Miqësoret janë qê të shohësh lojtarët dhe për mua jemi nê rrugën e duhur. E pashë Vllazninë me Sirokin, të dyja ndeshjet. Kanë një trajner me eksperiencë të niveleve të larta, kanë lojtarë të mirë, mê shumê janë ekip. Tifozët ishin fantastik. Duhet të luajmë dy ndeshje të mira.

Duhet të marrim rezultat të mirë dhe të mbajmë zero golat e pësuara. Vllaznia është më e përgatitur se ne, por do t’i luajmë 2 ndeshjet në mënyrën tonë. Çdo vit është e njëjta gjë në Qipro. Duan të fitojmë me 5 gola dhe të luajmë futboll fantastik në miqësoren e parë, por nuk ka sens. Kush mendon se jemi favoritët e mëdhenj me Vllazninë, jeni gabim”, tha Dusan Kerkez. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *