Në rrjetet sociale është kthyer e modës tashmë dhe shpeshherë ka batuta se sa herë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mban veshur stemën e një ekipi, ky klub është i destinuar për të humbur. Këtë herë Rama është shfaqur në Lezhë me stemën e Juventusit.
Bardhezinjtë kanë një ndeshje të lehtë në letër kundër Sasuolos këtë javë, por mesa duket, mund të kemi surpriza. Ironia ka ardhur edhe nga gazetari Elert Yzeiri, që nuk i ka kursyer “thumbat” në këtë rast: “Dhe ta imagjinosh që Juventus nuk ka as ndeshje të lehtë këtë javë”, shkruan Yzeiri. /Sport Ekspres/