CAS-i I mban peng projektin, Ilir Daja është me këmbë në tokë: Me këtë grup nuk arrihen objektivat

Përgjigja nga CAS-i po vonon, duke vendosur në rrezik merkaton e Parizanit për sezonin e ardhshëm dhe duke mbajtur në një farë mënyre peng edhe objektivat e “demave të kuq”. Pa përforcime duket e vështirë që të kuqtë të rikthehen pretendent për të synuar vendet e kreut dhe një gjë të tillë e di fare mirë edhe trajneri Daja. Strategu kryeqytetas thekson në një prononcim për “News 24” se nevojitet që klubi të hidhet në tregun e lojtarëve, në të kundërt do i duhet të ndryshojë objektivat për sezonin që do të vijë.

“Ne jemi me një kontigjent që e kemi trashëguar që nga edicioni i kaluar. Duke llogaritur shumë largime. Po përmend këtu largimin e Trashit, që është edhe futbollist në Kombëtare. Me këtë kontigjent është shumë vështirë të arrihen objektivat e Partizanit, sepse është një grup i plotësuar me lojtarë të rinj nga Partizani B.

Shpresojmë të hapet merkato që të jemi më afër objektivave që ka Partizani këtë sezon. Ndryshe do të punojmë fort me grupin që kemi në dispozicion, por duke ndryshuar objektivat maksimale. Në bazë të grupit dhe kontigjentit që kemi në dispozicion do të nxjerrim në fund të merkatos edhe objektivat reale për të qenë me këmbë në tokë”, ka thënë Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online