CAS hedh poshtë FIFA-n, Guerrero nuk shkon në Botëror

Kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero, nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2018, pasi pezullimi i tij për kokainë është shtuar.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, e famshmja CAS, ka pranuar apelin e Agjencisë Botërore Anti-Doping (WADA) për të shtuar masën ndëshkimore ndaj sulmuesit të njohur.

Guerrero është shënuesi më i mirë në historinë e Perusë dhe u përfshi nga Puerja në listën paraprake për Kupën e Botës, duke pozuar me fanellat e Botërorit.

Megjithatë, dënimi nga FIFA me 6 muaj pezullim pas apelimit përfundoi në fillim të këtij muaji dhe WADA e kishte kundërshtuar me kohë FIFA-n, duke kërkuar dënim 1 deri në dy vite, pasi sipas saj justifikimi i Guerreros se e ka futur kokainën në organizëm pa dijeninë e tij, pasi ia kishin hedhur në çaj, nuk qëndron.

CAS i ka dhënë të drejtë WADA-s, duke dhënë përfundimisht 14 muaj dënim për Guerreron, që do të thotë se sulmuesi veteran nuk shkon dot në Kupën e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online