Çani shqetëson sërish, shansi është për Sukajn

Sulmuesi ka bërë vetëm vrap, duke dalë i diferencuar. Shkodrani do të luajë nga minuta e parë. Partizani do të mbyllë llogaritë që në Pogradec

Ekipi i Partizanit luan sot kundër Pogradecit në kuadër të Kupës së Republikës. Një sfidë që do t’i shërbejë trajnerit Sulejman Starova për të përgatitur takimin kundër Lushnjes. Numri një i stolit nuk do të bëjë rotacion të madh në këtë sfidë, pasi e konsideron ndeshjen me liqenorët, si një test mjaft të mirë para takimit me Lushnjen.
ÇANI – U mendua se ndeshja e Kupës kundër Pogradecit do të ishte testi i duhur për shtatlartin, por nuk rezultoi kështu. Sulmuesi nisi stërvitjen me pjesën tjetër të grupit gjatë kësaj jave duke marrë ngarkesë të plotë, por duket se dhimbja i është rikthyer. Në stërvitjen e djeshme stërvitore, Çani ka qenë i diferencuar dhe nuk i është bashkuar ekipit. Për rrjedhojë, 28-vjeçari nuk është grumbulluar as për ndeshjen e sotme. Trajneri Starova, stafi mjekësor, por edhe vetë futbollisti nuk duan të rrezikojnë dhe të hasin problemet e mëparshme. Situata e tij vazhdon të mbetet pezull. Të gjithë shpresojnë që Çani të mos dëmtohet sërish.
SUKAJ – Sulmuesi shkodran do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e sotme. Ai nuk mori shumë minuta as në sfidën kundër Skënderbeut, prandaj Starova ka menduar ta hedhë nga minuta e parë në këtë sfidë. Pjesa tjetër e formacionit do të pësojë disa ndryshime. Në portë do të jetë Xhika, në mbrojtje do të vendoset Ibrahimi në të djathtë, Malota dhe Atanda në qendër dhe Kotobelli në të majtë. Në mesfushë do të luajë Batha dhe Vila në qendër, Asani në të djathtë dhe Trashi në të majtë. Në sulm do të jetë Sukaj dhe Progni.

Formacioni i mundshëm i Partizanit
Xhika
Ibrahimi, Krasniqi, Ata nda, Kotobelli
Asani, Batha, Vila, Trashi
Sukaj, Progni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online