Çani qëndron te Partizani, asnjë ndryshim në kontratë

Sulmuesi do të respektojë kontratën me “demat” nuk ka ndryshime kontraktuale. Ai do të marrë rrogën e vitit të parë sipas kontratës së nënshkruar

Edgar Çani është blofi më i madh i Partizanit në sezonin që lamë pas. Futbollisti u afrua me pritshmëri të mëdha, pasi u mor me një rrogë shumë të lartë dhe me anë të CV-së së tij të ngjallte respekt. Largimi nga Bari, për “demat” që e kërkonin prej vitesh, u konsiderua një sukses i madh nga drejtuesit e kuq, por dhe nga tifozë sukses i madh nga drejtuesit e kuq, por dhe nga tifozët që po e prisnin me padurim afrimin e tij me klubin. Marrëveshja u arrit, gjithçka në rrugë të mbarë, por fundi nuk ishte i duhuri.
Sulmuesi u afrua i dëmtuar në skuadrën e kuqe dhe nuk arriti për asnjë moment të bënte diferencën. Nuk luajti, madje filloi të aktivizohej vetëm në shkurt. Trajneri Dalipi u mundua ta afronte me grupin, por në fund u përplas. Konflikti bëri që futbollisti të mos aktivizohej më.
Afrimi i merkatos së verës bëri që të mendohej se futbollisti do të largohej. Në fakt, diçka e tillë nuk do të ndodhë. Çani ka një kontratë 2-vjeçare që e mbron dhe nuk do të pranojë prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme.
KONTRATA – Sulmuesi ka nënshkruar për 2 vite me Partizanin dhe do të respektojë kontratën. Ai ka një vit pa luajtur futboll dhe asnjë klub tjetër nuk mund t’i ofrojë më mirë atij. Sulmuesi e di mjaft mirë këtë gjë dhe nuk nxitohet. Shtatlarti do të luajë dhe këtë sezon me të kuqtë që të rifitojë formën e tij optimale dhe më pas do të shohë nëse mund të depërtojë sërish në Evropë. 28-vjeçari nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë asnjë ndryshim në kontratën e tij. Firma e tij do të vazhdojë të jetë e njëjtë dhe për sezonin e ardhshëm. Dëshira e drejtuesve të kuq është që të ulin pretendimet e tij, por nuk mund t’ia dalin mbanë. Trajneri i ri do të jetë shumë i rëndësishëm dhe për të ardhmen e klubit, pasi duhet parë nëse do ta vendosë në epiqendrën e projektit dhe formacionit të tij, apo do e shohë si lojtar stoli. Të shohim dhe të presim, por i sigurt është fakti se 28-vjeçari do të vazhdojë t’i kushtojë shtrenjtë kryeqytetasve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online