Çani nis stërvitjen, por ndjen dhimbje

Afrimi më i bujshëm i verës Edgar Çani ka rinisur stërvitjen me skuadrën e Partizanit. Sulmuesi pas problemeve të shfaqura me gjurin e tij nuk u stërvit me pjesën tjetër të lojtarëve dhe iu nënshtrua një programi special për të arritur aty ku duhet. Shtatlarti nuk u stërvit për thuajse 10 ditë me skuadrën duke lëshuar “alarmin”, por duket se tashmë gjërat janë qetësuar dhe futbollisti ka nisur gradualisht stërvitjen.

28-vjeçari ka nisur stërvitjen me grupin prej 2-3 ditësh, sigurisht nuk ka nisur akoma me 100 për qind, pasi pjesa tjetër e futbollistëve kanë më tepër ngarkesë, por e rëndësishme është se ish-sulmuesi i kombëtares po stërvit. Ai ka rritur dhe ngarkesën e intensitetin me kalimin e ditëve, por nduket se gjërat nuk janë aq të lehta për të. Ai ndjen pak dhimbje dhe kjo po e shqetëson jo pak atë.

DHIMBJA – Burime të brendshme në ekipin e kuq bëjnë me dije se lojtari ka ndierë edhe pak probleme në këto ditë të para të stërvitjes. Çani u është hapur disa prej shokëve të skuadrës duke u thënë se ndjen pak dhimbje dhe kjo nuk po e lejon të shprehet 100 për qind. Në ditët në vijim dhe me vëmendjen e stafit mjekësor pritet që edhe kjo dhimbje të eliminohet dhe 28-vjeçari të jetë gati për sezonin e ri. Çani është projektuar si titullar kryesor dhe si sulmuesi që do të mbajë peshën kryesore në sulmin e “demave”. Prandaj sytë janë të kthyer të gjithë drejt tij për shkak edhe të pagesës dhe CV-së së pasur që ai ka. Ardhja e tij në Shqipëri cilësohet luks jo vetëm për Partizanin, por për të gjithë Superligën, rendimenti i tij mbetet për t’u parë.

SUKAJ – Do të jetë zgjedhje e dytë për trajnerin Mark Juliano, e pritshme duke parë bujën e afrimit të Çanit. Shkodrani mund të luajë përkrahë tij, por me formacionin që ka paraqitur deri tani trajneri, ai luan vetëm me një pykë të deklaruar dhe ky pozicion do të jetë për Çanin. Sulmuesi në mungesë të shtatlartit është preferuar si zgjedhje e parë nga trajneri Juliano me Basrakun si zgjedhje të tretë dhe Xhixhiuan si zgjedhje të katërt, ama Sukaj nuk duhet nënvlerësuar, pasi mund të të “shpëtojë” atëherë kur më së pakti e pret.  

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online