Peshëngritësi Briken Calja është nderuar ditën e sotme me titullin e lartë “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta. 28-vjeçari është një prej sportistëve që ndër vite e ma ngritur lart emrin e vendit tonë, duke arritur që të shpallet edhe kampion Europe.
Edhe pse peshëngritësi nga cërriku është nderuar me një titull i cili do të thotë shumë për të, mbështetja nga ana e shteti i ka munguar. Calja ende nuk ka mundur që të marrë shpërblimin që i takon për suksesin e arritur në arenën ndërkombëtare.