Çalhanoglu: Pse nuk u hodha dhe unë në “San Siro”?

0

 

Hakan Çalhanoglu, ndër më të mirët e Milanit në pjesën e parë dhe që shënoi atë eurogol ndaj Arsenalit, ka folur pas ndeshjes: “Luajtëm mirë dhe nuk është e lehtë këtu. Shënuam dhe gol por më pas pësuam një penallti të pabesueshme, nuk është normale në Europa League diçka e tillë. Rodriguez nuk e preku por arbitri dha penallti. Unë në ndeshjen e vajtjes nuk u hodha kështu.

Eshtë e qartë që episodi ndryshoi ndeshjen”. Më pas, mbi paraqitjen: “Mbajmë fort këtë paraqitje, treguam një reagim të mirë pas barazimit të tyre. Kemi pasur raste, nuk hoqëm dorë, por ky është futbolli. Arbitri ishte më i miri në fushë, nuk do ta harroj kurrë”. Sa i përket golit: “Jam i kënaqur, di t’i bëj kështu. Dua t’i bëj në Serinë A, sepse këtu humbëm. Ndeshja me Kievon? Të vazhdojmë kështu, është e rëndësishme, na duhen 3 pikët”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.