Andoni: Apolonia i bën nder garës, krenar për këtë skuadër

Apolonia po vijon përgatitjet për sfidën e radhës që do të luajë ndajë Tiranës në transfertë, pasi të kalojë pushimin e radhës. Humbja me Bylisin ka shuar paksa entuziazmin e rezultateve të suksesshme të njëpasnjëshme të fundit të fazës së dytë të kampionatit. Bardhejeshilët nuk e kanë nisur mirë fazën e tretë edhe pse kanë luajtur mirë dhe sit ë barabartë me Bylisin i cili i ka shkaktuar një humbje minimale. Por kjo duket se nuk ka ndikuar në anën psikologjike të fierakëve të cilët e kanë lënë pas atë ndeshje dhe do të synojnë t’i rikthehen rezultateve të suksesshme që në ndeshjen e radhës me Tiranën. Ata janë të ndërgjegjshëm se do të jetë një ndeshje e fortë ndaj 24 herë kampionëve të cilët kryesojnë Grubin B dhe janë të etur për t’u ngjitur në Superiore.

ANDONI – Mesfushori Dejan Andoni, që ka shënuar dy gola në ndeshjet e deritanishme lidhur me përgatitjet dhe ndeshjen që do të luajnë ndaj Tiranës në kuadrin e javës së tretë  të fazës së tretë. Në prononcimin e dhënë ekskluzivisht për “Sport Ekspres”, ai u shpreh: “Humbja ndaj Bylisit në ndeshjen e javës së kaluar na ka trishtuar se nuk e meritonim. Megjithatë në futboll ndodh gjithçka ndaj tani na duhet dhimbjen ta kthejmë në forcë të përgatitemi me kujdes dhe intensitet në mënyrë që të shprehim si duhet vlerat e skuadrës tonë dhe t’u rikthehemi rezultateve të suksesshme. E dhe pse nuk kemi objektiva madhore këtë sezon për t’u ngjitur në elitë ne ashtu si gjithmonë nuk do të tolerojmë në lojën tonë. Ne jemi një skuadër e formuar me lojtarë të rinj në moshë që po tregojnë më së miri talentin e tyre nga ndeshja në ndeshje. Një gjë është e sigurt e mos ti shkoj asnjërit ndërmënd se Apolonia do të luaj për të favorizuar këtë apo atë ekip. Ne nuk do të tolerojmë dhe do të japim maksimumin në çdo ndeshje me qëllimin e vetëm të arritjes së rezultateve të suksesshme”, – ka përfunduar mesfushori fierak Dejan Andoni.

Mikel Mbriçaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online