Bylisit nuk i ndahet tersi, shtyhet sfida në Shënkoll për helmim

Shënkolli-Bylisi nuk do të luhet as sot, pas shtyrjes për mot të keq vitin e shkuar.

Edhe ndeshja e planifikuar me urgjencë për t’u luajtur sot do të spostohet më tej, pasi një numër i madh lojtarësh të Bylisit kanë pësuar helmim ushqimor, raporton eduasportin.com.

Më 29 janar ballshiotët janë mbledhur të festojnë ditëlindjen e 31-të të kapitenit Mariglen Shoshi, por disa lojtarë kanë përfunduar në spital dhe klubi ballshiot ka paraqitur në FSHF raportet mjekësore të lojtarëve dhe institucioni më i lartë i futbollit në vend ka pranuar kërkesën për shtyrjen e ndeshjes.

Para pak kohësh Bylisi nuk shkoi dot në Gjirokastër për një ndeshje kupe, sepse iu prish autobusi rrugës, ndërsa tani i ndodh një tjetër ngjarje absurde dhe e pafat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *