Bylisi ka zhvilluar ndeshjen e kthimit me Orikumin e Kategorisë së Dytë që synon ngjitjen në të Parën. Takimi ka përfunduar 3-2 për vendasit, që më shumë këto miqësore po i zhvillojnë për t’iu dhënë “eksperiencë” lojtarëve të rinj, por edhe për të provuar ata që kanë ardhur për t’u testuar.
Dopieta e Hyskos dhe goli i Çukukës i kanë dhënë avantazhin ballshiotëve, ndërkohë që Çapoj e autogoli i Kapllanajt kanë qenë sa për statistikë. Ballshiotët, ndryshe nga miqësoret e tjera të zhvilluara, kanë treguar më shumë harmoni, por edhe qarkullim topi. Në ditët në vijim re Bylisi priten edhe afrime cilësore, ndërsa duhet theksuar se drejtuesit janë në kontakte me kualitete nga Kategoria e Parë e Superiorja. Sfidën e djeshme e ndoqën edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh vendas dhe miq nga Vlora.
Bylis – Oriku 3-2
Shënues: Hyska 22’, 55’, Çukuka 69’ / Çapoj 10’, Kapllani 72’ aut.)
Bylis: Dramolli, A. Hoxhaj, Shoshi, M. Hoxhaj, Ntepe, Çukuka, Fejzaj, Llambro, Zizi, Hyska, Kongjoni. (U aktivizuan: Stefan, Beqiri, Lutaj, Sinaj, Ngjela). Trajner: B. Devolli
Oriku: Muho, L. Metaj, Azizi, G. Hoxha, Meto, Xhelili, Kapoj, Nurçe, Livanaj, Çapoj, Sadushi. (U aktivizuan: Llojaj, Berdo, Dhimitriu, Sadiku, Shehu, Kapa). Trajner: A. Haxhiaj
Gjyqtarë: G. Velçani, M. Hatiaj, A. Marko