Kukësi ka dështuar në përballjen kundër Bylisit në transfertë duke humbur me shifrat 2-1. E vështirë pritej kjo ndeshje dhe ashtu rezultoi, por fitorja ishte detyrim për lojtarët që drejtohen nga Duro.
Fillimisht do të ishte Limaj që realizoi me një goditje nga afër zonës, duke tundur rrjetën me golin e shënuar në krahun e Isli Hidit. Ky i fundit do të korrigjionte gabimin e bërë, duke shënuar nga pika e bardhë.
Pas golit të shënuar ndaj Skënderbeut, vjen një tjetër ndaj Kukësit. Goli i fitores do të vinte për vendasit nga kapiteni Murataj, që më pas do të ndëshkohej edhe me karton të kuq. Një rezultat që më shumë i jep ndihmë Tiranës për shkëputje në kryesim, por njëkohësisht edhe Bylisit për të grumbulluar sa më tepër pikë mbijetese. /Sport Ekspres/
Bylis-Kukësi 2-1
Bylisi: Hidi; Ymeraliaj, Bici, Goxhaj, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Ntepe, Turabov; Qardaku, Guindo
Kukësi: Avdyli; Kitanovski, Obanor, Lulaj, Maliqi; Rroca, Musolli, Limaj; Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj