Bylis mendon sezonin e ri, objektivat janë të qarta

0

Skuadra e Bylisit ende nuk i ka nisur përgatitjet për edicionin e ri, por shumë shpejt pritet që ekip ballshiot të zbresë në fushën e blertë. Gjithsesi, lajmi i mirë është se ka përfunduar plotësisht aneksi pranë stadiumit, ku lojtarët do të kenë mundësinë që të stërviten.

Kushtet janë të përsosura për futbollistët dhe normalisht dhe kërkesa e llogarisë do të jetë e madhe. Bylis do të ketë sërish synim ngjitjen në Superiore, diçka që nuk e arriti edicionin e shkuar, duke humbur “luftën” me Tiranën.

Vetë drejtuesit kanë premtuar lëvizje të mëdha, por deri më tani nuk ka ndonjë lëvizje konkrete. Menjëherë sapo të nisë puna, pritet që të zyrtarizohen dhe emrat e parë që do të bëhen pjesë e ballshiotëve, për të synuar rikthimin në elitë, edhe pse nuk do të jetë një mision dhe aq i lehtë, pasi në grupin e jugut dihet që konkurrenca është e madhe.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.