Buzëqeshje për Silvinjon/ Marash Kumbulla titullar edhe përballë Interit, Inzagi i beson Asllanit nga minuta e parë

Silvinjo mund të buzëqeshë në këto javë të fundit të kampionateve europane. Lojtarët shqiptarë po fitojnë minuta në këmbët e tyre pak më shumë se një muaj përpara fillimit të Kampinatit Europian. Marash Kumbulla duket se po arrin ngadalë formën e tij më të mirë dhe synon të jetë pjesë e listës me 26 lojtarë të kuqezinjve.

Sot mbrojtësi 24-vjeçar do të luajë ndeshjen e dytë si titullar me fanellën e Sasuolos. Futbollisti shqiptar do të jetë nga minuta e parë përballë Interit, ndërsa Bajrami do ta nisë ndeshjen nga stoli. Në krahun tjetër, Inzagi ka vendosur t’i besojë dirigjimin e mesfushës Kristjan Asllanit. Me objektivin tashmë të arritur, mesfushori shqiptar pritet të ketë minutat e nevojshme deri në fund të këtij sezoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/