Bushiç: Nuk jam në 100%, më të fortë me Torasën, Danilon dhe …Kalenë

Kapiteni i Flamurtarit Tomislav Bushiç ka komentuar fitoren me Luftëtarin, por në të njëjtën kohë për “Gol pas Goli” në “Supersport”, kroati ka theksuar se ende nuk është në maksimumin e tij. Po ashtu sulmuesi beson se ai dhe skuadra do të jenë gati për ndeshjen e ardhshme me Skënderbeun.

Sa ndryshon kjo skuadër nga ajo e edicionit të shkuar?
Edhe një vit më parë luanim për kreun, por me trajner Dajën kemi ndryshuar sistemin e lojës. Luajmë me topin poshtë. Kemi një ekip të ri. Presim dhe Kalenë, por dhe Torasën e Danilon. Kemi mundësi që të punojmë dy javë dhe këtë edicion të jemi në pjesën e sipërme të tabelës.

Si do ndiheni përkrah Danilo Alveshit?
Kam shumë respekt për Danilon. Jam i lumtur që ai do të rikthehet. Urojmë që të jetë në një formë të mirë.

Ju keq ju vjen që nuk i shënuat dhe dy raste që patët, për të mbyllur ndeshjen?
Kisha dhe dy mundësi të tjera, jam pak i mërzitur, por më gëzon fakti që arritëm të fitonim.

Sa të ka munguar Danilo dhe sa i kënaqur jeni me veten?
Nuk jam në 100% tim. Jam vonuar në fazën përgatitore. Po e arrij ritmin dhe gjatë këtyre dy javëve do të punoj, që të jemi gati të gjithë për derbin me Skënderbeun..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *