Bushi: Më pëlqeu loja, por në shtëpi na mungon goli!

 

Alban Bushi, pas ndeshjes së Shpresave, e barazuar me Islandën, foli në konferencën për shtyp: “E dinim që kishim të bënim me një kundërshtar të fortë dhe e kishim të vështirë që t’i cacnim në mes. Krijuam raste për shënim, por jam i kënaqur me pikën, sepse jemi ekip që jemi ribërë, pasi nga një ndeshje në tjetrën kemi shumë mungesa. Siç është Ndoj dhe Durmishaj, apo Laçi që kthehet pas dëmtimit e Doka si pasojë e rolit taktik. Mustafa? Luajti mjaft mirë, e bëri punën e tij, duke e provuar në sulm.

Jemi një skuadër e re, pra e vitit ’94”. Lojtari më i mirë? “Selmani ka qenë i rëndësishëm për ne, por e gjithë skuadra luajti mjaft mirë. Japin maksimumin. Në futboll duhet të luftosh mirë, pavarësisht rezultatit”. Një notë për U-21? “Nuk mund të vendos notë, por jam i kënaqur. Islanda është favorite dhe i morëm 4 pikë. Luajtëm futboll mirë”. Përballja me Irlandën… “Duhet të fitojmë, por kemi kohë për të përgatitur. Duhet të shënojmë një gol, sepse me Estoninë dhe Islandën, në Elbasan nuk shënuam”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *