Shqipëria U21 nis kualifikueset e Europianit, teksa ndeshja e parë zhvillohet ndaj Turqisë më 23 mars prej orës 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Pas tre ditës, më 26 mars, kuqezinjtë përballen në transfertë me Andorrën. Takimi me këta të fundit zhvillohet nga ora 18:30.
Trajneri Alban Bushi ka dalë sot para mediave dhe ka folur, ndërkohë që është publikuar edhe lista. Aristid Kolaj dhe Albion Ademaj janë të dëmtuar, ndaj nuk janë grumbulluar. Më poshtë lista e plotë, ku vihen re jo pak, por nëntë futbollistë që luajnë në kampionatin tonë, kryesisht ën Superiore.
LISTA E LOJTARËVE TË GRUMBULLUAR
Portierë: Gentian Selmani (Laçi), Mario Dajsinani (Skënderbeu), Romeo Harizaj (Apolonia)
Mbrojtës: Jon Mersinaj (Laçi), Shaqir Tafa (AC Kuneo 1905), Drilon Kryeziu (NK triglav), Leonard Maloku (Fermana), Geraldo Bajramaj (Birmingam), Loenidas Rosi (Apolon Smirnis), Kristian Bushaj (Panioinios)
Mesfushorë: Lindon Selhai (Standard Liezh), Arbnor Muçolli (NK Vejle), Omar Imeri (Shkëndija Tetovë), Sherif Kallaku (Teuta), Agim Zeka (Fortuna Sitard), Laorent Shabani (Malmo), Esat Mala (Partizani), Emir Sahiti (Hajduk Split), Julian Shehu (Kastrioti)
Sulmues: Rubin hebaj (Partizani), Shefit Shefiti (Shkëndija Tetovë), Xhakomo Vrioni (Venecia), Din Sula (Vasland Beveren), Emiljano Bullari (Olimpiakos), Lorenco Vila (Teuta)