“Bullgaria nuk është miqësore për ne”, Qazim Laçi “mëshiron”: Më erdhi keq për shokët e ekipit te Çekia

Shqipëria do të përballet kundër Bullgarisë në miqësore pas fitores me Çekinë në shifrat 3-0. Në konferencën për shtyp ishte i pranishëm edhe mesfushori i Sparta Prague, Qazim Laçi.

“Bullgaria nuk është një ndeshje miqësore, për ne që kemi qëndruar në stol është si zyrtare. Duhet të tregojmë vlerat tona, Silvinjo është një trajner shumë i mirë. Ai punon me ne dhe na tregon se ku duhet të përmirësohemi. Fola pak me shokët e ekipit që luajnë te Çekia, më erdhi keq për ta, uroj të kualifikohen edhe ata”, tha Laçi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online